Presidentja Vjosa Osmani pritet t’i dërgojë komente Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të kundërshtuar rritjen e mundshme të tarifave të energjisë elektrike, që mund të hyjnë në fuqi nga prilli 2026.
KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë kërkuar rritje të të hyrave maksimale, që përkthehet në rreth 20% rritje të çmimit të rrymës.
Presidenca ka bërë të ditur se do të veprojë sërish në mbrojtje të interesit publik, duke kërkuar masa si subvencione, ulje ose heqje të përkohshme të TVSH-së dhe përmirësim të menaxhimit energjetik, ashtu siç kishte vepruar edhe në vitin 2025.




