Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë vizituar Komunën e Klinës, ku janë pritur nga kryetari Zenun Elezaj.
Ata e informuan kryetarin lidhur me fushatën për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të një drejtësie të paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Hoxha dhe Tasholli shprehën mirënjohjen për mbështetjen e kryetarit Elezaj, duke theksuar se mbështetja nga çdo komunë forcon këtë kauzë.
Ata ftojnë qytetarët të bashkohen në këtë marsh për drejtësi të vërtetë.
Zenun Elezaj, kryetari i Komunës së Klinës, u angazhua për mobilizimin e qytetarëve të Klinës dhe të gjithë Kosovës për marshin paqësor.
Ai theksoi se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pakundërshtueshme nga politika.
Platforma Liria ka Emër do të vazhdojë takimet dhe aktivitete në të gjithë Kosovën për të siguruar një mobilizim të gjerë qytetar për marshin e 17 shkurtit.




