Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka theksuar se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri ende po i vuajnë pasojat e komunizmit. Sipas tij, kjo pasqyrohet në mbështetjen që partitë e majta po marrin, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Kosovë dhe Partinë Socialiste në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Hamiti ka kritikuar dominimin e pushtetit nga partitë e majta në të dy vendet.
Ai ka theksuar se, që prej vitit 2021, VV ka marrë pushtetin absolut në Kosovë dhe ka sfiduar ndarjen e pushteteve, duke tentuar të kontrollojë edhe gjyqësorin dhe mediat.
Në Shqipëri, gjithashtu, Partia Socialiste ka një dominim të ngjashëm dhe është pasuese e partisë komuniste, thotë Hamiti.
Sipas tij, ky pushtet absolut është një pasojë e trashëgimisë komuniste dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët e të dyja vendeve.




