Ministrja Rozeta Hajdari theksoi se Kosova ofron mundësi të favorshme për investitorët francezë . Ekonomia ka treguar rritje të lartë të PBB-së, dyfishim të eksporteve dhe investimeve të huaja, inflacion të ulët dhe borxh publik minimal .
Kosova renditet lartë në raportet ndërkombëtare për investime dhe transparencë , ndërsa siguria dhe stabiliteti e bëjnë vendin një partner të besueshëm për bizneset e huaja .
Nga 2021 deri në 2026 janë regjistruar 59.353 biznese, prej të cilave 5.755 me pronësi ndërkombëtare, përfshirë 66 biznese franceze.




