Anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka kritikuar ish-gjyqtarin e PZAP-së, Hasan Shala, duke thënë se ai ka përfituar nga pushteti dhe privilegjet për t’u ngjitur në majat e sistemit të drejtësisë . Krasniqi iu referua edhe aferës “Pronto”, ku ish-deputeti Adem Grabovci e mbështeti Shalën, duke theksuar se Shala gjithmonë ka shërbyer qarqeve politike që ia mundësuan karrierën e tij.
Krasniqi tha se vendimet e Shalës kanë dëmtuar interesin publik dhe LVV-në, duke theksuar se figura të ngjashme mund të jenë ende në Gjykatën Kushtetuese dhe të ndikojnë në rendin juridik të Kosovës.
Ai aludoi në vendimin e fundit të Kushtetueses që i dha të drejtë Listës Serbe për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit, duke theksuar ndikimin e mbetjeve të politikës së vjetër në sistemin e drejtësisë.




