Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për Gjykatën Speciale, duke akuzuar këtë institucion për përpjekje të intensifikuara, në bashkëpunim me Serbinë dhe disa bashkëpunëtorë në Kosovë dhe në Perëndim, për të ndërtuar një narrativë që mund të favorizojë një dënim të mundshëm ndaj krerëve të UÇK-së.
Ai shprehu shqetësim për njerëzit që i besojnë më shumë narracionit serb sesa protagonistëve të historisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si shqetësuese.
Në këtë kontekst, Behrami bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në një marsh për drejtësi më 17 shkurt në orën 14:00, në Sheshin Skënderbeu.




