Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit u diskutua për situatën politike në vend dhe nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Abdixhiku nënvizoi rëndësinë e institucioneve funksionale dhe stabilitetit politik për të adresuar sfidat e përditshme të qytetarëve të Kosovës.
Ai gjithashtu shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në proceset shtetndërtuese, demokratike dhe integruese, duke e vlerësuar si një partner të besueshëm dhe mik të Kosovës.




