Qeveria e Sllovenisë po përgatit një projektligj që do të kufizojë qasjen në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, njoftoi zëvendëskryeministri Matej Arcon.
Sipas projektligjit, platforma si TikTok, Snapchat dhe Instagram do të jenë në fokus të rregullave të reja, të cilat synojnë të mbrojnë fëmijët nga ndikimet negative dhe rreziqet e varësisë nga teknologjia. Në hartimin e ligjit do të përfshihen edhe ekspertë të arsimit dhe teknologjive dixhitale, duke marrë shembuj nga Spanja dhe Greqia për zbatimin e masave të ngjashme.




