Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar një takim me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy.
Përmes një postimi publik, Osmani bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për sfidat e përbashkëta dhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mozambikut.
Ajo theksoi se dialogu ishte përmbajtësor dhe u fokusua në mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në fusha me interes të ndërsjellë.




