Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për lidershipin e tij vizionar.
Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve, veçanërisht kontributin e Emirateve në shëndetësi, përfshirë projektin e ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, si dhe mbështetjen për projekte të reja zhvillimore.
Kosova mbetet mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Emirateve.




