Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt.
Kosova do të përfaqësohet nga skiatorët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do të garojnë në disiplinat alpine. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e këtyre lojërave dhe mbështetjen e vazhdueshme për sportistët, ndërsa kryetari i Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendi, ka vlerësuar se ekipi është më i përgatitur se asnjëherë më parë.
Kryeziu synon një paraqitje sa më të mirë, ndërsa Kokaj debuton për herë të parë në Olimpiadë, me qëllim përfaqësimin dinjitoz të Kosovës.




