Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kujtuar 6 shkurtin e vitit 1999 si një moment kyç në historinë e Kosovës, kur nisi Konferenca e Rambujesë dhe Kosova vendosi për të ardhmen e saj politike.
Hamza theksoi se delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Hashim Thaçi, zgjodhi paqen, lirinë dhe orientimin e duhur historik, rrugë që nëntë vjet më vonë çoi në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Ai nderoi sakrificën e heronjve dhe shprehu mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë që mbështetën Kosovën në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit.
Sipas tij, perspektiva euroatlantike e vendit kërkon drejtësi dhe trajtim të drejtë edhe për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke i cilësuar ata si faktorë stabiliteti dhe ndërtues të vizionit perëndimor të Kosovës.




