Më 7–8 shkurt 2026, Paris do të presë Grand Slam-in e madh të Judo-s, me 499 garues nga 80 shtete të 6 kontinenteve.
Kosova do të përfaqësohet nga Erza Muminoviq (-48 kg), Distria Krasniqi dhe Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg).
Garuesit do të udhëhiqen nga Kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.




