Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim në Uashington D.C. me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.
Hoxhaj e ka cilësuar takimin si një nder të veçantë, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe forcimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës.
Sipas tij, fuqizimi i bashkëpunimit politik dhe diplomatik mbetet prioritet i përbashkët për të dy popujt dhe shtetet.




