Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë apo me përdorim të dyfishtë.
Ai sqaroi se deri tani janë prezantuar vetëm dronë të vegjël civilë dhe se nuk ka pasur testime të dronëve ushtarakë.
Maqedonci paralajmëroi se në qeverisjen e ardhshme do të hartohen ligjet dhe rregulloret për testimin, licencimin dhe vlerësimin e dronëve ushtarakë, ndërsa fabrika e municionit do të licencohet nga Turqia sipas standardeve të NATO-s.




