Pas një muaji kërkimesh, forcat e ushtrisë gjetën trupin e pajetë të Jurgen Karajt, 30 vjeç, që ra në lumë më 10 janar së bashku me shokun e tij. Trupi u lokalizua pranë fshatit Urakë gjatë patrullimit me gomone.
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 01:30, kur automjeti i drejtuar nga Andi Losha, 24 vjeç, përfundoi në përrua me Karajn si pasagjer.
Sipas policisë, Losha u largua nga vendngjarja pa ofruar ndihmë. Ai u arrestua dhe testi i alkoolit tregoi se ishte drejtuar i dehur. Hetimet vazhdojnë.




