Gjatë një koncerti mbrëmjen e djeshme, Luiz Ejlli konfirmoi se do të hyjë për disa ditë në shtëpinë e famshme të programit “Big Brother Albania” gjatë natës Prime.
Fituesi i edicionit të dytë paralajmëroi surpriza për publikun: “Nuk do të hyj thjesht për një vizitë të shkurtër, do të qëndroj për disa ditë. Çfarë do të bëj, do ta shihni vetë,” deklaroi ai.
Luizi gjithashtu i siguroi familjarët e banorëve se nuk ka ndërhyrje në marrëdhëniet e tyre: “Thjesht do të kënaqemi,” përfundoi ai.




