Gjatë muajit janar 2026, Njësia Mobile e Policisë ka intensifikuar kontrollet rrugore me pajisje inteligjente dhe radarë mobil, duke shqiptuar mbi 1,600 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
1,128 gjoba u evidentuan direkt nga pajisjet dhe radarët mobil.
545 gjoba të tjera u dërguan me postë, bazuar në identifikimin automatik të kundërvajtjeve.
Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat rrugore, duke theksuar se përdorimi i teknologjisë moderne ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.




