Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Albin Kurti mund të kërkojë alternativa të tjera për postin e presidentit të Kosovës, pasi sipas tij marrëdhënia mes Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk është më në linjë.
Në emisionin “Blic Interview”, Tahiri tha se Kurti mund të provojë me personalitete të tjera ku mund të ketë kontroll më të drejtpërdrejt.
Ai shtoi se opozita duhet të jetë aktive gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit dhe se PDK-ja ka kandidat të denjë për këtë post.
“Ka burra e gra nga PDK-ja, partitë e tjera dhe edhe jo partiakë, të cilët mund të përfaqësojnë interesin e Kosovës dhe të jenë të besueshëm për partnerët ndërkombëtarë,” tha Tahiri.




