Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, me 11 vota për. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se pas vendimeve të fundit të Gjykatës Supreme nuk ka pasur asnjë ndryshim në rezultatet e shpallura më 31 janar.
Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 51.10% të votave dhe 57 ulëse në Kuvend. PDK ka marrë 20.19% ose 22 mandate, LDK 13.24% me 15 ulëse, ndërsa AAK 5.50% duke siguruar 6 mandate.
Me këtë vendim, hapet rruga për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.




