Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si përsëritje të propagandës së ultranacionalistëve serbë. Ai tha se gjatë procesit nuk janë paraqitur prova konkrete që të dëshmojnë krime nga të akuzuarit.
Berisha theksoi se akuzat janë të pabazuara dhe të ndërtuara mbi trillime të vjetra, duke i bërë thirrje gjykatës që të mos ndikohet nga pretendime propagandistike dhe të marrë vendim të drejtë, në përputhje me ligjin dhe parimet e drejtësisë ndërkombëtare.




