Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, e cila i përket një shtetasi serb.
Gjatë kontrollit janë kapur 59 fishekë, dy karikatorë të armëve automatike, një karikator shtesë, helmetë ushtarake, xhaketë me emblemë serbe, pjesë mbrojtëse antiplumbi, një futrollë për thikë, çantë ushtarake dhe disa kuti metali.
Prokurori është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar fillimin e hetimeve për këtë incident.




