Gold AG ka reaguar pas incidentit në shkollën “Pavarësia”, ku një mësimdhënës u provokua nga një nxënës 15-vjeçar, rast që sipas raportimeve ishte i planifikuar për t’u incizuar.
Artisti ka theksuar rënien e moralit dhe respektit ndaj figurës së mësuesit, duke krahasuar gjeneratat e dikurshme me realitetin e sotëm.
Ai u ka bërë thirrje prindërve të marrin përgjegjësi për edukimin e fëmijëve dhe të mos mbrojnë gabimet e tyre, duke nënvizuar se edukimi fillon në familje.




