Prokurori i Specializuar në Hagë, Matthew Howling, ka vazhduar me deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfunduar fjalën e tij edhe për Rexhep Selimin.
Pas deklarimeve për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Howling pretendoi se Rexhep Selimi ka pasur rol në largimin e Ekrem Rexhës nga pozita e komandantit. Sipas tij, Selimi ishte i ngarkuar me përgjegjësi për një aksion të gjerë të koordinuar të UÇK-së në atë periudhë.
Prokurori po ashtu theksoi se Rexhep Selimi ishte personi i parë që kishte folur publikisht në paraqitjen e parë të UÇK-së në vitin 1997.




