Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas incidentit mes një mësuesi dhe nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë.
Ajo thekson se dhuna në shkolla është e papranueshme dhe se çdo rast duhet trajtuar seriozisht.
Ministria ka mekanizma ligjorë dhe institucionalë për parandalimin e dhunës, dhe shkollat kanë detyrë të raportojnë çdo incident në Sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim (SMIA).




