Pas përfundimit të ditës së dytë të deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, është bërë e ditur se nesër fjalët përfundimtare do t’i japë mbrojtja e ish-presidentit.
Gjatë ditës së sotme, prokurorët e Hagës vazhduan të theksojnë përgjegjësinë e lartë të ish-krerëve të UÇK-së dhe tentuan të diskreditojnë dëshmitarët ndërkombëtarë të thirrur nga mbrojtja e Thaçit.




