Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas lirimit me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm pozitiv për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që besojnë në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Hamza theksoi se, pavarësisht këtij vendimi, gëzimi nuk është i plotë, pasi në Hagë vazhdojnë të mbahen edhe çlirimtarë të tjerë.
Sipas tij, drejtësia nuk mund të konsiderohet e plotë përderisa edhe një prej tyre mbetet larg shtëpisë.
Ai rikujtoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit të Kosovës.




