Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia e tij do të marrë vendim për votimin në seancën konstituive vetëm pasi të bëhet i ditur emri i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
Në një prononcim për media, Haliti tha se pret që këtë herë të ketë më shumë transparencë dhe të mos përsëriten, siç u shpreh ai, praktikat e seancave të mëparshme konstituive.
Ai theksoi se qëndrimi përfundimtar do të përcaktohet pas diskutimit brenda grupit parlamentar të PDK-së, duke shtuar se aktualisht nuk ka informacione se kush do të propozohet për këtë post.




