Në spektaklin e së hënës është bërë e ditur data zyrtare e finales së Big Brother VIP Kosova 4. Edicioni aktual po i afrohet fundit, ndërsa finalja do të mbahet më 27 shkurt.
Banorët e shtëpisë u informuan për këtë moment në një mënyrë të veçantë dhe të papritur, jashtë ambienteve të zakonshme të spektaklit. Njoftimi u shoqërua me emocione të forta dhe fishekzjarre, duke e bërë momentin edhe më festiv për konkurrentët.
Ende nuk është konfirmuar numri i finalistëve, nëse do të jenë katër apo pesë, ndërsa ditët e mbetura në shtëpi pritet të jenë vendimtare për rrjedhën e lojës.
Banorët vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse vlera e tij ka pësuar ulje për shkak të disa situatave të ndodhura gjatë edicionit.




