Në një postim në Facebook, Lutfi Haziri ka theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen.
Sipas tij, lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve ka nisur me rezistencë paqësore politike dhe ka kulmuar me kryengritjen çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila konsiderohet e drejtë si mjeti i fundit i politikës.
Haziri ka theksuar se krimet e kryera nga Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, deri në nivel gjenocidi, mbeten plagë të hapura dhe kërkojnë drejtësi.
Ai shton se procesi në Dhomat e Specializuara në Hagë duhet të konfirmojë drejtësinë për udhëheqësit e luftës, duke iu referuar historisë së organizimit ushtarak institucional që filloi në vitin 1990 dhe u rikonfirmua me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës ishin një qëllim i pastër dhe i drejtë, dhe kjo do të rikonfirmohet së shpejti,” ka shkruar Haziri.




