Ekipet e Komandës Rajonale-Bashkëpunimit Civil-Ushtarak Lindor (CIMIC) dhe Ekipet e Monitorimit të Ndërlidhjes së SHBA-së (LMT), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje mjekësore për Qendrën Mjekësore në Kllokot.
Donacioni përfshinte shtretër spitalor, karrige me rrota dhe karrige zyre, duke mbështetur shërbimet lokale të kujdesit shëndetësor dhe duke forcuar besimin dhe kapacitetet e komunitetit lokal.
Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.




