Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përshëndetur kthimin në Kosovë të Fadil Fazliut, pas një kohe të gjatë dhe të padrejtë larg familjes dhe komunitetit të tij.
Latifi e ka quajtur këtë kthim një lajm të gëzueshëm dhe shpresëdhënës për drejtësi, duke theksuar se liria e kushtëzuar e Fazliut duhet të shndërrohet sa më shpejt në liri të plotë, që ai të mund të gëzojë shëndetin, familjen dhe jetën me dinjitet.
Kryetari Latifi gjithashtu ka bërë thirrje që drejtësia të vendoset për të gjithë ata që po mbahen padrejtësisht në Hagë, duke përcjellë mesazhin e qartë: “Drejtësi, jo politikë!”




