Menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda, ka bërë të ditur se situata është nën kontroll pas tërmetit që goditi vendin mbrëmë.
Ai tha se në një hotel ndodheshin rreth 130 nxënës, të cilët janë evakuuar menjëherë, ndërsa të gjithë janë në gjendje të mirë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe pjesëtarë të FSK-së.
Tërmeti me magnitudë rreth 4.8 goditi zonën Prizren–Shtërpcë rreth orës 22:05 dhe u ndje në disa qytete të Kosovës. Autoritetet kanë apeluar për qetësi dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë.




