Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme, teksa SHBA dhe Irani pritet të rifillojnë negociatat.
Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, Uashingtoni do të ndërmarrë veprime të forta. Ndërkohë, Irani ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e diplomacisë, por kundërshton negociimin e programit të tij raketor.
Tensionet mbeten të larta, ndërsa SHBA ka rritur praninë ushtarake në rajon.




