Ka nisur seanca gjyqësore në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku mbrojtja po paraqet fjalët përfundimtare.
Avokati i ish-presidentit, Gregory Kehoe Mishetiq, deklaroi që në fillim se klienti i tij është i pafajshëm, duke theksuar se ligji e prezumon atë të tillë derisa të provohet e kundërta.
Ai shtoi se, sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme për të dëshmuar fajësinë e Thaçit.




