Sot do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e personave të përfshirë në proces.
Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor, ndërsa opinionit publik do t’i bëhen njoftime për çdo zhvillim të ri.




