Mësimdhënësi i përfshirë në një rast dhune ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar nga arresti, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Ndaj tij është propozuar një masë alternative, duke përfshirë lajmërimin periodik në stacion policor.
Gashi theksoi se nuk janë hapur procedura ndaj nxënësit që shfaqet në video për veprimet e tij para ngjarjes.




