Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar pasditen e së martës se është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, i cili kishte kërcyer aty dy ditë më parë.
Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar institucionet dhe ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.
“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe,”, shkroi Kurti në ‘Facebook’.




