Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e dy sulmeve vdekjeprurëse në Tumbler Ridge, Kanada.
Përmes një postimi në platformën X, ajo theksoi se asnjë komunitet nuk duhet të përballet me një tragjedi të tillë dhe shprehu solidaritet me popullin kanadez.
Nga sulmet, që ndodhën në një shkollë të mesme dhe në një banesë pranë saj, raportohet se kanë humbur jetën nëntë persona dhe 25 të tjerë janë plagosur.
I dyshuari u gjet i vdekur nga një lëndim i vetëshkaktuar, duke e çuar numrin total të viktimave në dhjetë.




