Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, mori pjesë në një takim trepalësh me shefat e shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke diskutuar mbi sfidat e sigurisë, bashkëpunimin ushtarak dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse.
FSK-ja njofton se takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri rajonale, si dhe gatishmërinë për trajnime, ushtrime të përbashkëta dhe shkëmbim përvojash. Iniciativa konsiderohet shembull i partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt.




