Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka nisur procedurat për trajtimin e qenve agresivë në qytet.
Peci theksoi se komunës i është dhënë prioritet sigurimi i qytetarëve dhe se angazhimi i saj është maksimal për zgjidhjen e këtij problemi të kahmotshëm.
Procedura e iniciuar synon të ulë rrezikun nga kafshët agresive dhe të rrisë sigurinë në komunitet.




