Bekim Jashari ka reaguar ndaj pretendimeve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale lidhur me luftën çlirimtare, duke i cilësuar ato si të rrezikshme dhe në vazhdën e propagandës serbe.
Ai theksoi se vendimet e gjykatës duhet të bazohen në fakte, duke shtuar se UÇK-ja kishte mbështetje ndërkombëtare dhe bashkëpunim me NATO-n për të sjellë lirinë në Kosovë.
Sipas tij, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës.
Jashari deklaroi se krimet gjatë luftës janë kryer nga Serbia dhe se drejtësia ndërkombëtare nuk duhet të barazojë viktimën me agresorin.
Ai shtoi se UÇK-ja ishte krijesë e vetë popullit dhe nuk mund të dënohet në emër të tij.




