Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vendosur në setër fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, pak para hyrjes në seancën që pritet të konstituojë Kuvendin e Kosovës.
Sipas burimeve, simbolika me fotografinë e Thaçit i është dhuruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ndërsa Haradinaj ka pranuar ta mbajë atë gjatë pjesëmarrjes në seancë.
Veprimi i tij ka tërhequr vëmendje para fillimit të mbledhjes konstituive të legjislaturës së re.




