Në ora 17:00 ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar fillimin e legjislaturës së re pas zgjedhjeve të fundit.
Seanca pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në përbërje, ndërsa në rend dite janë verifikimi i mandateve, betimi i deputetëve si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Pas përmbylljes së kësaj seance, pritet të hapet rruga edhe për hapat e radhës drejt formimit të institucioneve të reja.




