Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në rajonin e Prizrenit, në kuadër të Planit Operativ Roadpol 2026 “Kontrollimi i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve – Kamion dhe Autobus”.
Sipas njoftimit, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka ndërmarrë dhe po vazhdon veprime konkrete në terren, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Gjatë ditëve të fundit janë ndaluar dhe kontrolluar automjete të ndryshme të transportit të mallrave dhe udhëtarëve.
Ndaj disa drejtuesve që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor janë ndërmarrë masa ligjore për kundërvajtjet e konstatuara.




