Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka zhvilluar gjatë kësaj jave ligjërata informuese me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Mitrovicë të Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj.
Aktivitetet janë realizuar në kuadër të angazhimeve për parandalim dhe vetëdijesim, me fokus në luftimin e dukurive negative, veçanërisht dhunën në familje, format e saj dhe mënyrat e raportimit.
Gjatë bashkëbisedimeve, zyrtarët policorë kanë ofruar këshilla për sigurinë personale dhe kanë theksuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet e rendit.




