Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.
Anëtarët e komisionit përfaqësojnë partitë kryesore: Adnan Rrustemi nga VV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Sergjan Popoviq nga Lista Serbe, Albana Bytyqi nga AAK, si dhe deputetë nga partitë jo shumicë.
Pas votimit, seanca e Kuvendit u ndërpre për një pauzë 15-minutëshe.




