Ministria e Arsimit edhe këtë vit do të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa 1 deri në të 9-ën. Aplikimi pritet të hapet në muajin gusht, kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit.
E njohës të fushës së Arsimit po vlerësojnë se ky proces në dy vitet e kaluara është përcjellë me disa probleme.
Ministria e Arsimit në një përgjigje më shkrim për Radio Kosovën ka bërë të ditur së të gjithë nxënësit do të kenë kohë të mjaftueshme të pajisen me tekste shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor.




