Në mbledhjen e parë të kabinetit të ri, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për programin “Financimi i Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.
Vlera e kësaj marrëveshjeje është 90.3 milionë euro me një periudhë kthimi 12-vjeçare dhe normë interesi zero për qind, siç njoftoi ministri i Financave, Hekuran Murati.
Po ashtu, u miratua edhe marrëveshja e kredisë për projektin KOMPAS, për forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, me vlerë 18.6 milionë euro dhe afat kthimi 30 vite.
Të dyja marrëveshjet do të procedohen për ratifikim në Kuvend.




