Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, përkatësisht Stacioni Policor Qendra, ka mirëpritur rreth 100 nxënës të shkollës “Mileniumi i Tretë” në kuadër të aktiviteteve për shënimin e festës së Pavarësisë së Kosovës.
Nxënësit u njohën nga afër me punën dhe angazhimet e zyrtarëve policorë, ndërsa u zhvillua edhe një bashkëbisedim edukativ mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit.
Në fund të vizitës, atyre iu shpërndanë rekuizita simbolike si kujtim.
Policia e Kryeqytetit thekson përkushtimin për bashkëpunim me institucionet arsimore dhe për promovimin e edukimit për siguri që në moshë të hershme.




